Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 12:17
Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë

I dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë, është dorëzuar dje në polici.

Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, më 10 tetor të këtij viti, në afërsi të Fakultetit të Biznesit në Pejë mbeti i plagosur nipi i familjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Mustafë Ahmetxhekaj 46 vjeçar dhe një kalimtar i rastit.

Pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë dhe 10 fishekë.

“Rr. Eliot Engel, Pejë 10.10.2020-12:17. Lidhur me rastin, me 27.10.2020 gjatë bastisjes në shtëpinë e  të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe  dy karikatorë me 10 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka konfirmuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh.

Në një rrëfim për media, i plagosuri Mustafë Ahmetxhekaj kishte pohuar se s’ka pasur asnjë problem me të dyshuarin, përderisa tha se ngjarja nisi kur fillimisht ata zhvilluan një bisedë në një gjelltore në Pejë. 

(Kosova Sot Online)