Deputetët serbë nga Kosova në parlamentin e Serbisë vëjnë maska me logo të Asociacionit

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 13:05
Deputetët serbë nga Kosova në parlamentin e Serbisë vëjnë maska me logo të Asociacionit

Tre deputetët serbë nga Kosova, janë paraqitur sot në parlamentin e Serbisë me maska që mbajnë logon, që sipas tyre simbolizon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Deputetët serbë nga Kosova, Danijela Vujiqiç, Milan Saviq dhe Ljubomir Mariq u zgjodhën nga lista zgjedhore e Partisë Progresive Serbe të Aleksandër Vuqiqit në zgjedhjet e fundit nacionale në Serbi që u mbajtën me 21 qershor të këtij viti.

Të ulur pranë njëri – tjetrit serbët mbanin maska anti-COVID e në të cilat kishin akronimin serb për Asociacionin dhe një logo, e cila sipas tyre është shenja identifikuese për Asociacionin, i cili ende nuk është formuar.

Në seancën e sotme të parlamentit serb, Ana Brnabiq, pritet të rizgjedhet kryeministre e Serbisë edhe për katër vjetët e ardhshme.

Ky asociacion, sipas kryeministrit Avdullah Hoti, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

(Kosova Sot Online)