Hoti ia bën të qartë Haradinajt: Thaçi është në zyrë, për president flasim në shkurt të vitit 2021

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 15:38
Hoti ia bën të qartë Haradinajt: Thaçi është në zyrë, për president flasim në shkurt të vitit 2021

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur rreth pozitës së presidentit dhe kërkesës së AAK’së që ky posti t’i takojë Ramush Haradinajt. Ai ka qenë i prerë, duke thënë se Kosova e ka presidentin në zyrë dhe se për një temë të tillë do të flasin tek në shkurtin e vitit 2021.

Këto deklarata i pari i Qeverisë i ka bërë kur është pyetur nga gazetarët nëse ka përplasje brenda koalicionit rreth punës së presidentit.

“Nuk është temë, sepse presidenti është në zyrë. S’kemi biseduar për pikën e presidentit. Tek kjo pikë do të vijmë në shkurtin e vitit 2021”, ka thënë Hoti.

Kujtojmë se dy ditë më parë pati një përplasje mes kryeministrit Hoti dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për çështjen e Taskë Forcës.

(Kosova Sot Online)