Kardiologjia Invazive me notë proteste në adresë të Hotit për marrjen e hapësirave të repartit, reagon ShSKUK

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 15:49
Kardiologjia Invazive me notë proteste në adresë të Hotit për marrjen e hapësirave të repartit, reagon ShSKUK

Stafi i Kardiologjisë Invazive ka dërguar sot ka dërguar notë proteste në Zyrën e Kryeministrit, për siç thonë ata, marrjen e hapësirave të repartit të Kardiologjisë Invazive. Sipas letrës, të cilën thuhet se në  këtë hapësirë përfshihen me 14 shtretër, hapësirat përcjellëse të administratës dhe stafit infermieror si dhe aparaturat përcjellëse.

Nga ky institucion shëndetësor deklarojnë se menaxhmenti i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive ka qenë i  konsultuar dhe i njoftuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, i cili ka pasur takim me menaxherët e klinikave dhe shefat e njësive. Poashtu,  Komisioni për zgjerimin e kapaciteteve spitalore  ka mbajtur disa takime nga të cilat kanë dalë  vendime për zbatimin e të cilave është pajtuar edhe drejtori i këtij shërbimi.

“Kjo shkresë e Kardiologjisë Invazive vjen vetëm 12 orë pas publikimit të raportit të Njësisë së Auditimit  të Brendshëm të ShSKUK, i cili dëshmon keqpërdorime financiare  dhe keqmenaxhim organizativ në Klinikën  e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, të udhëhequr nga dr. Tefik Bekteshi. Ndaj atyre që kanë keqpërdorur besimin e menaxhmentit dhe qytetarëve, duke u munduar të fshihen pas “ kujdesit të shtuar për pacientë” do të veprohet konform akteve ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e SHhSKUK’së.

Tutje në reagim thuhet se drejtori i Përgjithshëm i  ShSKUK-së, siguron të gjithë  qytetarët e Republikës së Kosovës, se  personeli ShSKUK-së, do të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësorë për të gjithë qytetarët në nivelin më të lartë profesional të mundshëm.

(Kosova Sot Online)