E rëndë: 40-vjeçarja hidhet nga kati i 7-të

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 21:00
E rëndë: 40-vjeçarja hidhet nga kati i 7-të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Tiranë, ku një grua i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 7-të.

Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)