Anëtari i LDK’së- Vjosa Osmanit: Shkofsh e mos u kthefsh

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 21:37
Anëtari i LDK’së- Vjosa Osmanit: Shkofsh e mos u kthefsh

Shefi i kabinetit të Agim Veliut, Bajram Gecaj, ka reaguar sërish ndaj deklaratës së Vjosa Osmanit se i ka ndarë përfundimisht rrugët me LDK-në”.

“Rrugët me LDK-në i kam ndarë përfundimisht” … shkofsh e mos u kthefsh!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Vjosa Osmani,  ka thënë sot se ‘me LDK-në ka përfunduar gjithçka”.

Kujtojmë se prej momentit kur Osmani nuk e votoi rrëzimin e qeverisë së Kurtit dhe më vonë Hotin për kryeministër, rrugët e saj me LDK’në filluan të ndahen.

Osmani më vonë u shkarkua nga të gjitha pozitat brenda LDK’së duke mbetur vetëm anëtare e saj, ndërsa postin e saj të nënkryetares së LDK’së, e mori Avdullah Hoti.

(Kosova Sot Online)