Engel tregon për rolin që pati për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 22:30
Engel tregon për rolin që pati për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Ish-anëtari i Kongresit amerikan, përgjatë kohës sa Bill Clinton ishte president, Eliot Engel, ka folur lidhur me rolin e tij diplomatik në bindjen e presidentit që të ndërhyjë në vrasjet që po bënin më 1999-ën serbët në Kosovë.

Engel, i ftuar në një konferencë në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut, ka dhënë detaje lidhur me takimin e mbajtur me presidentin Clinton lidhur me çështjen e Kosovës.

“Dëgjova se Bill Clinton ishte në ndërtesën presidenciale, e prita në korridor deri sa doli dhe thashë: z. President, ajo çfarë po ndodh në Kosovë është një marrëzi, njerëzit po trajtohen si mbeturina, ne duhet të bëjmë diçka, nuk duhet të qëndrojmë duarkryq. Ai më shikoi në sy dhe tha: mos u shqetëso, ne do të veprojmë”, tha ish-kongresmeni Engel.

 

Ai gjithashtu rikujtoi edhe kohën kur nuk u la të futet në Kosovë nga Millosheviçi më 1995-ën për të kryer funksione diplomatike.

“Në vitin 95 gjatë zgjedhjeve u thashë përfaqësuesve të mi se Millosheviq nuk më lejoi të futem në Kosovë dhe u thashë atyre se do të vijë kohë kur nuk do ta lejoj të hyjë brenda”, deklaroi ai.

Tutje, ai tregoi edhe për kujtimet që mban nga lufta në Kosovë e 1999-ës.

“Ende mbaj fotografi të njerëzve të vdekur në Kosovë, në mënyrë që të përkujtoj se ne e parandaluam një gjenocid”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)