Lexoni edhe:
Disa javë bllokadë për shkak të Asociacionit, dialogu vazhdon sot në Bruksel
Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkovic, ka shkruar se kandidati për president i demokratëve në SHBA, Joe Biden, me të vërtetë ka intervenuar personalisht që të mbrohet manastiri në Deçan.
Ajo kishte shtuar po ashtu se për sigurinë e serbëve dhe kishave të tyre në Kosovë është e nevojshme zbatimi dhe respektimi i vazhdueshëm i ligjit, sikur kjo të vlente vetëm për serbët e pronat e kishës.
Disa javë bllokadë për shkak të Asociacionit, dialogu vazhdon sot në BrukselLexoni edhe:
“Zoti Biden me të vërtetë personalisht ka intervenuar që të mbrohet manastiri i Deçanit dhe ne i jemi mirënjohës” ka shkruar në profilin e saj në Twitter Rada Trajkovic, duke ndërlidhur edhe një raport të bashkëpunëtorit të Institutit për Politikë të Jashtme, Michael Haltzel, University School of Advanced International Studies në Universitetin Johns Hopkins.
Haltzel shkruan se Biden dhe ai kanë vizituar manastirin në vitin 2001 dhe janë njoftuar nga ‘prifti i mirënjohur ‘kibernetik’ Sava Janjic se janë në rrezik nga ekstremistët shqiptarë. Aty shkruhet se Biden i ka shkruar personalisht Ramush Haradinajt që të shfrytëzoj ndikimin e tij të mbroj manastirin dhe murgjit brenda.
Trajkovic kësaj i referohet kur shkruan se megjithatë se serbëve në Kosovë ju duhet sundimi i ligjit e jo varësia nga dhe fjala e të fortëve që kontrollojnë ekstremistët, sipas saj.
Shkrimin e Haltzel e ka postuar në rrjetin social kolegu i tij në Universiteitn Johns Hopkins, Daniel Serwer.
Mr Biden indeed personally intervened to protect Deëani Monastery & we remain grateful to him. However, the safety of KS Serbs & their churches shouldn’t depend on the will & word of strongmen who control extremists. Instead, consistent application & respect for the law is needed https://t.co/fjbtDWBqr5
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) October 27, 2020
(Kosova Sot Online)