U kërkoi të vendosnin maskën, dy motrat godasin 27 herë me thikë rojën e sigurisë

  • E.K /
  • 29 tetor 2020 - 09:07
U kërkoi të vendosnin maskën, dy motrat godasin 27 herë me thikë rojën e sigurisë

Dy motra janë akuzuar për tentativë vrasje, pasi goditën me thikë një roje sigurie në një dyqan në Çikago, i cili u kishte kërkuar të vendosnin maskat dhe të përdornin dezinfektuesin.

Jessica Hill, 21 vjeç dhe Jayla Hill, 18 vjeç, e goditën rojën e sigurisë, 32 vjeç, 27 herë me thikë, ka thënë zëdhënësi i policisë Karie James.

Fillimisht, njëra nga motrat, Jayla, goditi me grusht rojën, ndërsa më pas, pretendohet se Jessica Hill nxori një thikë dhe nisi të godiste rojën, ka thënë James.

Pavarësisht plagëve të marra, 32-vjeçari arriti të mbajë motrat derisa të vinte policia. Ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

(Kosova Sot Online)