Pamje të uraganit Zeta, valët më të larta se 15 metra

  • S.A /
  • 29 October 2020 - 09:30
Pamje të uraganit Zeta, valët më të larta se 15 metra

Uragani Zeta përfshiu juglindjen e Luizianës mbrëmjen e së mërkurës herët si një stuhi e nivelit të lartë të kategorisë 2.Por çfarë do të thotë kjo?

Zeta bëri zbarkimin me erëra 110 mph (177 km/h) dhe do të kishte qenë një stuhi e Kategorisë 3 me erëra 115 mph.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja,  kanë qenë platformat në Gjirin e Meksikës që kanë regjistruar shpejtësinë e erës dhe valët, dhe ua kanë dërguar të dhënat menaxherëve dhe meteorologëve.

Kështu, një platformë në jug të Luizianës në Gjirin e Meksikës tregoi shpejtësi të erës me 150 mph dhe valë më të larta se 15 metra.

Zeta është stuhia e 11-të me këtë emër që godet Shtetet e Bashkuara këtë sezon dhe është stuhia e pestë me këtë emër që bën zbarkimin në Luiziana këtë sezon uraganesh, i cili zyrtarisht nuk përfundon deri më 30 nëntor. 

(Kosova Sot Online )