Rusia buzë katastrofës, shënon rekord infektimesh e vdekjesh nga COVID-19 për 24 orë

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 10:23
Rusia buzë katastrofës, shënon rekord infektimesh e vdekjesh nga COVID-19 për 24 orë

Rusia ka regjistruar rekord të rasteve të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të kaluara.

Autoritetet shëndetësore të enjten i raportuan 17.717 raste të reja të infektimeve, përfshirë 4.906 në Moskë. Kështu, numri i përgjithshëm i infektimeve shkoi në mbi 1 milion e 581 mijë, që është një ndër shifrat më të larta në botë.

Përpos rekordit të infektimeve, të enjten në Rusi u raportua edhe për shifrën më të lartë të të vdekurve nga COVID-19 për 24 orë, shkruan The Guardian.

Gjatë kësaj periudhe u regjistruan 366 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 27.301, që është shifër shumë më e vogël se vdekjet në vendet tjera të mëdha, si Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India.

(Kosova Sot Online)