SHBA, ç’po ndodh pesë ditë para zgjedhjeve? Sondazhet tregojnë se…

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 10:28
SHBA, ç’po ndodh pesë ditë para zgjedhjeve? Sondazhet tregojnë se…

I nominuari demokrat për presidencën, Joe Biden, vazhdon të udhëheqë në sondazhet kombëtare ndaj Presidentit Donald Trump, megjithëse gara është shtrënguar në një epërsi prej shtatë pikësh për Biden, nga 10 pikë që ishte në avantazh më parë gjatë muajit tetor.

Përfundimi doli sipas mesatares së sondazheve të “Real Clear Politics”.

Biden duket se ka përparësi në shtetet e betejës Miçigan dhe Uiskonsin. Sondazhet e “Washington Post”, “ABC News” për votuesit e mundshëm të publikuara të mërkurën tregojnë se Biden ka 51 për qind mbështetje dhe Trump me 44 për qind në Miçigan, ndërsa në Uiskonsin Biden ka 57 për qind dhe Trump 40 për qind.

Përparësia e Biden në Miçigan është tkurrur mes votuesve të regjistruar, të cilët e favorizojnë atë me pesë pikë. Trump mezi fitoi në të dy shtetet në zgjedhjet e vitit 2016. Mesatarja e sondazheve të “Real Clear Politics” tregon që Biden është rritur me 8.7 pikë në Miçigan dhe 7.8 pikë në Uiskonsin. Fushata e Trump ende nuk po heq dorë nga Uiskonsin, që u vizitua nga Presidenti të martën. Trump rriti sulmet e tij mbi politikat e propozuara të zbatimit të ligjit të Biden, duke u thënë mbështetësve se Biden dhe demokratët kryesorë “nxisin dhunë dhe urrejtje kundër oficerëve tanë të Policisë”.

Disa analistë politikë po parashikojnë se Biden mund të jetë Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

(Kosova Sot Online)