Theret me thikë një i mitur në Podujevë, dërgohet në QKUK për ndihmë mjekësore

  • E.K /
  • 29 tetor 2020 - 10:29
Theret me thikë një i mitur në Podujevë, dërgohet në QKUK për ndihmë mjekësore

Një i mitur ka marrë lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë dje në Podujevë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një person, po ashtu i mitur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “19 Qershori”, Podujevë 27.10.2020-19:35. Është raportuar se viktima i mitur mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që i kishte marrë nga një mjet i mprehtë – thikë. Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar. 

(Kosova Sot Online)