Kryeministri thotë se reduktimi në administratë, rritë efikasitetin dhe kursen paranë publike

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 10:40
Kryeministri thotë se reduktimi në administratë, rritë efikasitetin dhe kursen paranë publike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se procesi i reformës së administratës publike ka rol kryesor në Qeveri. Ai ka thënë se  me reduktimi në administratë rritët efikasitetin dhe kursehen paratë publike.

Këto komente Hoti i ka bërë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”.

“Një proces i nisur para dy qeverive, tani ka këtë rol kryesore brenda qeverisë së Kosovës.

“Javën që shkoj me kemi miratuar dokumentin për reduktimin e barrës administrative”

“Vlerësimet që i kemi prezantuar se reduktimi i barrës administrative dhe rritja e efikasitet të institucioneve do të na mundëson që të kursejmë paranë publike dhe të rrit GDP-in, por më e rëndësishmja është që të rritet llogaridhënia e institucioneve. Është e rëndësishme që nisim me zvogëlimin e agjencive”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se nuk mund të ketë reformë të suksesshme pa dhimbje. Ai ka thënë se ky program ka për qëllim të shërbejë në realizmin e përfitimeve që kanë qytetarët.

“Konstatimi im i parë është që kurrë nuk do të ketë reformë të suksesshme që nuk prodhon dhimbje. Ne kemi marr disa tema të cilat mendoj se janë të rëndësishme të potencohen këtu. Ku program ka për qëllim të shërbejë në realizimin e përfitimeve që kanë qytetarët suke zvogëluar për 30% barrën administrative. Ne e kemi përfunduar ligjin për qeveri dhe e kemi dërguar të komisioni i Venedikut”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)