Lëndohen dy punëtorë në Lipjan, arrestohet pronari i punëtorisë

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 10:59
Lëndohen dy punëtorë në Lipjan, arrestohet pronari i punëtorisë

Policia në Lipjan ka arrestuar një person, pasi dyshohet se në punëtorinë e tij janë lënduar dy punëtorë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa tjetri në QKMF në Lipjan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në punëtorinë e tij janë lënduar dy punëtorë meshkuj kosovarë. Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa tjetri në QKMF të Lipjanit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)