Serwer: Ndonjë president tjetër në Serbi mund ta njoh pavarësinë e Kosovës, ata e dinë se s’mund ta qeverisin

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 11:23
Serwer: Ndonjë president tjetër në Serbi mund ta njoh pavarësinë e Kosovës, ata e dinë se s’mund ta qeverisin

Daniel Serwer, profesor i Universitetit “Johns Hopkins”, beson se Serbia më përpara do ta ketë një president të ri sesa që presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, këtë mund ta bëjë ndonjë president tjetër i shtetit serb.

“Ai (Vuçiç) thotë se nuk do ta bëjë. Unë e besoj atë. Unë mendoj se Serbia ka shumë të ngjarë të ketë një president të ri para se të njohë Kosovën”, tha Serwer në një intervistë me Vreme.

Serwer tha se në Serbi të gjithë politikanët e kuptojnë se kurrë nuk do ta qeverisin Kosovën dhe se do ta njohin sovranitetin dhe pavarësinë e saj si kusht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, transmeton Gazeta Express.

“Të gjithë politikanët në Serbi e kuptojnë se ata kurrë nuk do ta qeverisin Kosovën përsëri dhe se do të duhet ta njohin sovranitetin dhe pavarësinë e saj si kusht për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian,” tha Serwer.

Ai shtoi se politikanët në Serbi “janë të vetmit që ende përdorin çështjen e Kosovës për të fituar disa pikë politike në vend dhe për ta larguar vëmendjen nga situata e keqe ekonomike”.

Serwer e krahasoi marrëveshjen e Uashingtonit me një “rrëmujë të hollë”.

“Kjo marrëveshje nuk do të vlejë aq sa letra në të cilën është shtypur, përveç nëse zbatimi i saj shoqërohet me mbështetje të madhe. Deri më tani, nuk ka pasur pothuajse asgjë, ose shumë pak, përveç deklaratave nga dhomat e tregtisë. Kjo është vlera e vetme”, tha Serwer.

(Kosova Sot Online)