Theret një roje e konsulatës franceze në Arabinë Saudite

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 12:20
Theret një roje e konsulatës franceze në Arabinë Saudite

Një burrë është arrestuar në qytetin Jeddah në Arabinë Saudie pasi ka therur një punëtor të sigurimit sot në konsulaten franceze , raporton Agjencia Saudite e lajme.

Raportohet se sulmuesi ka përdorur një mjet të mprehtë për të therur rojen.

Kjo therje vjen pasi një grua i është prerë koka dhe dy të tjerë janë vrarë në qytetin Nice në Francë.

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, do të udhëtojë në qytetin Nice, ku në mëngjesin e së enjtes ndodhi një sulm me thikë dhe ku mbetën të vdekur tre persona.

Raportohet se së paku një nga viktimat është vrarë brenda basilikës “Notre Dame”, ndërsa sulmuesi është arrestuar dhe është dërguar në spital pasi është plagosur nga policia.

(Kosova Sot Online)