Studimi tregon se sa vite i duhen një maske kirurgjikale për t’u dekompozuar në det

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 12:29
Studimi tregon se sa vite i duhen një maske kirurgjikale për t’u dekompozuar në det

Si kurrë më parë, njerëzimi ka njohur përdorimin masiv të maskave, për shkak të përhapjes së pandemisë. Por vetë akti i përdorimit të tyre mund të sjellë pasoja negative për ambientin.

Sipas një studimi të shërbimit shëndetësor belg, maskave kirurgjikale që përdorim zakonisht në çdo cep të botës i duhen rreth 450 vjet për t’u dekompozuar. Një periudhë e gjatë për një sasi edhe më të madhe maskash, miliarda çdo ditë, që rrezikon të ndotë edhe më shumë oqeanet e planetit.

Sasia i shtohet rreth 8 milionë tonelatave plastike që përfundojnë në det çdo ditë dhe që po asfikson gjallesat e detit, por në mënyrë indirekte mund të përfundojë edhe në tavolinat tona. \ A2ne

(Kosova Sot Online)