Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se rrahu një tjetër

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 15:03
Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se rrahu një tjetër

Në orët e paradites së sotme në  stacionin policor në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale, ‘lëndim i rëndë trupor’ .

Sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar dhe si pasojë e lëndimeve ankuesi ka kërkuar tretman mjekësor.

Lidhur  me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme  hetimore, me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet  si vepër penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuarit i është liruar në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)