Identifikohet autori i sulmit në Nisë

  • E.K /
  • 30 October 2020 - 08:13
Identifikohet autori i sulmit në Nisë

Autoritetet franceze kanë identifikuar të dyshuarin për një sulm me thikë që la tre të vdekur në qytetin jugor të Nisës.

I dyshuari është identifikuar si Brahim Aouissaoui, një tunizian 21-vjeçar.

Sipas BBC-së dhe Reuters-it, Aouissaoui mbërriti me anije në ishullin italian të Lampeduzës në shtator. Pasi përfundoi një periudhë karantinë për koronavirusin, atij iu tha të ikte nga Italia.

Ai mendohet se arriti në Francë më herët këtë muaj.

(Kosova Sot Online)