Lexoni edhe:
Qeveria e quan spekulim lajmin se shuarja e Task Forcës ia vonon liberalizimin kosovarëve
Ministrija e Punëve të Jashtme e Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq deklaroi se iniciativa e “Mini-Shengenit” po bëhet pjesë e Procesit të Berlinit nën kujdesin e Bashkimit Evropian.
Ajo tha se takimet e fundit të zhvilluara si pjesë e Procesit të Berlinit sjellin një dimension të ri në marrëdhëniet midis rajonit dhe BE.
“Si pjesë e përgatitjeve të kryera nga vendet pjesëmarrëse me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit, po konsiderohet miratimi i një draft deklarate të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM), e cila në praktikë duhet të nënkuptojë që iniciativa e Mini-Shengenit do të përfshihet në CRM dhe kështu do të bëhet një pjesë integrale e Procesit të Berlinit”, tha Turkoviq ,përcjell N1 raportimet e Fo Net.
Ajo beson se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian planifikon ta pranojë këtë ide si të vetën përmes procesit të Berlinit, i cili duhet të sigurojë besim shtesë në këtë nismë, të sjellë përfitime të shumta për vendet e rajonit dhe të përshpejtojë përmbushjen e detyrimeve nga procesi i anëtarësimit në BE.
(Kosova Sot Online)