Ndodh edhe kjo: Dikush në Prizren vjedh korniza të dritareve

  • E.K /
  • 30 October 2020 - 11:00
Ndodh edhe kjo: Dikush në Prizren vjedh korniza të dritareve

Një vjedhje ka ndodhur dje në Prizren. Persona të panjohur atje kanë vjedhur 51 korniza të dritareve të dimensioneve të ndryshme.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Deri tash, nuk raportohet për të arrestuar.

“Fshati Lubizhdë, Prizren 29.10.2020-16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur, nga objekti kanë vjedhur 51 korniza të dritareve të dimensioneve të ndryshme, material plastik me vlerë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)