Mjeku kosovar ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

  • E.K /
  • 30 October 2020 - 11:45
Mjeku kosovar ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Stomatologu Dr. Arbër Ulaj është duke u përballë me sëmundjen e rëndë “Encefalitis Autoimun”, për shërimin e së cilës nevojitet trajtim jashtë vendit me kosto 100 mijë euro.

Dr. Arbër Binak Ulaj qe katër muaj është duke u ballafaquar me një sëmundje të rrezikshme të quajtur Encefalitis Autoimun.

Sipas mendimit të mjekëve që janë duke e trajtuar, Arbëri ka nevojë për mjekim urgjent dhe të domosdoshëm jashtë shtetit. Gjendja shëndetësore e tij është në përkeqësim e sipër dhe çdo vonesë intervenimi mund të jetë tragjike.

Duke pasur parasysh gjendjen ekzistuese në Kosovë, pandeminë dhe koston e mjekimit, familja e Arbërit ka nevojë për ndihmë financiare. E gjithë familja e tij dhe ne shpresojmë për një mjekim të suksesshëm, ndaj për çdo ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës.

Shuma e kërkuar është minimumi i domosdoshëm për fillim të trajtimit jashtë Kosovës.

Donacionet e juaja mund t’i dhuroni në linkun më poshtë.

https://www.gofundme.com/f/please-help-arber-ulaj?utm_source=widget&utm_medium=referral&utm_campaign=p_cp+share-sheet

(Kosova Sot Online)