Lexoni edhe:
Fillon periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë vendit për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mund të jenë rreth 850.000 viruse të pazbuluara në zogj dhe gjitarë, të cilët mund të kalojnë te njeriu.
Në një raport të ri, një ekip ndërkombëtar me 22 ekspertë tha se nëse nuk merren masa për t’i mbrojtur gjallesat e egra, në të ardhmen do të ketë më shumë pandemi, të cilat do të jenë më të rënda.
Sipas tyre, nevojitet që të merren hapa parandalues kundër shfaqjes së sëmundjeve që kalojnë nga kafshët te njerëzit e jo të reagohet ndaj tyre me masa në shëndetin publik dhe me vaksina, shkruan Daily Mail.
Ekspertët thanë se vetëm përmes kësaj qasjeje do të mundësohej largimi nga epoka e pandemive. Për ta arritur këtë, bëhet thirrje për t’i dhënë fund eksplorimit të paqëndrueshëm të mjedisit, përfshirë shpyllëzimin, bujqësinë intensive dhe tregtinë e konsumimin e specieve të egra.
Në raport thuhet se shitja dhe konsumimi i mishit të specieve të egra e ka rritur kontaktin mes njerëzve dhe kafshëve dhe pothuajse i ka sjellë të gjitha pandemitë deri më tani.
Raporti i shkencëtarëve rekomandon që të vendosen taksa në mish të kafshëve të egra, të pengohet tregtia e specieve më të rrezikuara dhe të bëhen më shumë përpjekje për konservim.
Ekspertët vlerësuan se për zbatimin e këtyre hapave nevojiten 40 deri 58 miliardë dollarë në vit, që megjithatë është shifër shumë më e ulët se kostoja e luftimit të pandemive si ajo COVID-19.
Vetëm deri në korrik, besohet se koronavirusi i ka kushtuar botës rreth 8 deri 16 trilionë dollarë,
(Kosova Sot Online)