Taulant Kryeziu infektohet me koronavirus

  • E.K /
  • 30 October 2020 - 15:08
Taulant Kryeziu infektohet me koronavirus

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kryeziu ka bërë me dije se do të qëndrojë në vetizolim sipas këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Pas disa simptomave që kisha në fillim të kësaj jave, të mërkuren së bashku me Sarandën jemi testuar për COVID-19, dhe sot jemi njoftuar se kemi rezultuar pozitiv. Do vazhdojmë të qëndrojmë në vetizolim sipas këshillave të IKSHPK-së”, ka shkruar Kryeziu.

https://www.facebook.com/taulant.kryeziu.14/posts/10221988524234686

(Kosova Sot Online)