IKSHP pas 418 rasteve të reja: Mos e lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesinë e disave

  • E.K /
  • 30 October 2020 - 15:39
IKSHP pas 418 rasteve të reja: Mos e lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesinë e disave

Pas shifrave alarmante të të infektuarve në 24 orët e fundit, ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

IKSHP’ja ka apeluar te qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

“Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet në postimin e IKSHP’së.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 418 raste pozitive me COVID-19. Edhe sot, numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Prishtinë.

Në kryeqytet janë regjistruar 188 raste të reja me këtë sëmundje. Rastet e tjera janë nga Gjakova, Fushë Kosova, Podujeva, Gjilani, Peja, Deçani, Prizreni, Suhareka, Lipjani, Drenas, Obiliq, Klina, Shtimja, Graçanica, Ferizaj, Vushtrria, Kamenica, Malisheva, Rahoveci, Skënderaj dhe Vitia.

“Numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.434 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.126”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3217249568403025

(Kosova Sot Online)