Mes të plagosurve nga tërmeti edhe një 14 vjeçar shqiptar, niset me helikopter drejt Athinës

  • G.G /
  • 31 tetor 2020 - 10:52
Mes të plagosurve nga tërmeti edhe një 14 vjeçar shqiptar, niset me helikopter drejt Athinës

Mes të plagosurve nga tërmeti i shkallës 7, që ra sot në Detin e Egje, dhe goditi kryesisht qytetin e Izmir në Turqi, si dhe ishullin grek Samos, raportohet se është edhe një 14 vjeçar shqiptar.

Bëhet fjalë për djalin me inicialet E.M nga Lezha, i cili ka pësuar goditje në kokë, ka një krah të thyer dhe ka marrë dëmtime në këmbë.

Mësohet se ai është transportuar me helikopter drejt Athinës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, pas lëndimeve.

Ndërkohë nga tërmeti i fuqishëm kanë humbur jetën deri më tani 19 persona.

Mes tyre edhe fëmijë, ndërsa të plagosur janë më shumë se 700 njerëz, rreth 600 prej të cilëve në Turqi. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja.

(Kosova Sot Online)