Prizren: Babi dhe dy djemtë e tij bëhen për spital duke u rrahur mes vete

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 12:01
Prizren: Babi dhe dy djemtë e tij bëhen për spital duke u rrahur mes vete

Në qytetin e Prizrenit ka ndodhur një rrahje e familjarëve mes vete.

Babai dhe dy djemtë e tij janë rrahur të tretë mes vete, kjo ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Po ashtu, me vendim të prokurorit të tre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë (prindi dhe dy djemtë) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)