Aksident me fatalitet në autostradën Prishtinë - Shkup

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 14:15
Aksident me fatalitet në autostradën Prishtinë - Shkup

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Prishtinë-Shkup, ku sipas burimeve një person ka ndërruar jetë, shkruan "Kosova Sot Online".

Në bazë të fotografive të dërguara në redaksinë tonë, shihet se në këtë aksident është përfshirë një motoçikletë.

Ende nuk dihet se nëse ka të tjerë të lënduar të përfshirë në këtë aksident.

Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar kolonë e gjatë.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës.

Për më shumë, shikoni fotografitë e dërguara nga lexuesit në redaksinë e ”Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)