Halloween “i kufizuar”, në kushtet e pandemisë globale!

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 16:46
Halloween “i kufizuar”, në kushtet e pandemisë globale!

Sidoqoftë, në Anglinë jugore, një kompani eventesh, e gjendur disi pa shumë punë këto kohë pandemie ka zgjedhur të ofrojë një eksperiencë të veçantë, dhe jo pak të frikshme…

Halloween-i është një festë që pritet me padurim nga fëmijët, por këtë vit ajo është kushtëzuar shumë nga pandemia që ka mbërthyer gjithë botën.

Zakonisht, fëmijët për Halloween zgjedhin të vishen me maskat e tyre të preferuara, të frikshme apo jo, të dalin në lagjet e tyre për të famshmen “ëmbëlsirë apo rreng”, por në shumë vende të botës, rregullat për vënien nën kontroll pandeminë, mund ta pengojnë këtë ritual.

Sidoqoftë, në Anglinë jugore, një kompani eventesh, e gjendur disi pa shumë punë këto kohë pandemie ka zgjedhur të ofrojë një eksperiencë të veçantë, dhe jo pak të frikshme…

Për vetë drejtorin e kompanisë, Simon Watson, i gjithë ky vit ka qenë katastrofik. Ndaj në mungesë të eventeve, si konferenca, koncerte, menaxhim artistësh dhe festash të ndryshme, ata janë detyruar të kërkojnë mundësi të reja. Dhe në përfundim, krijuan këtë shëtitje që nuk kërcënohet nga koronavirusi, që ofron një eksperiencë rrënqethëse të denjë për festën e Halloween-it.

(Kosova Sot Online)