Presidenti Erdogan falënderon Kosovën për solidarizimin pas tërmetit në Izmir

  • G.G /
  • 31 October 2020 - 18:14
Presidenti Erdogan falënderon Kosovën për solidarizimin pas tërmetit në Izmir

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka falënderuar të gjitha vendet mike që shprehën ngushëllime dhe gatishmëri për të ndihmuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi dje Izmirin.

“Falënderoj të gjitha vendet mike që shprehën mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Izmir dhe që njoftuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar”, shkroi Erdogan në Twitter.

Në kuadër të kësaj deklarate ai ka bashkangjitur edhe një fotografi me flamujt e shteteve të cilave iu falënderua, në mesin e të cilëve ndodhen edhe Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.

“Ne si Republikë e Turqisë, me të gjitha institucionet tona, jemi në terren pranë qytetarëve tanë. Situatën e kemi nën kontroll”, shtoi Erdogan në deklaratën e tij.

(Kosova Sot Online)