Rrahje mes disa personave në Podujevë, dy nga ta përfunduan në QKUK

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 11:17
Rrahje mes disa personave në Podujevë, dy nga ta përfunduan në QKUK

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një rrahje mes disa personave dje në Podujevë.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një karikator me një fishek.

Njoftimi i plotë i policisë:

Podujevë 31.10.2020 – 01:25. Ka ndodhë një rrahje mes disa personave ku si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj Kos. kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një karikator me një fishek. Rasti është duke u hetuar. 

(Kosova Sot Online)