Kapet 21 vjeçari që kreu disa vjedhje në rajonin e Pejës

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 12:21
Kapet 21 vjeçari që kreu disa vjedhje në rajonin e Pejës

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 11.10.2020, ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë, ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore dje ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit:

A.G.                   i    lindur më 1999      

V.M.                   i   lindur më 1987.     

“Pas intervistimit, i dyshuari i dytë ka pranuar se ka blerë motoçikletën nga i dyshuari i parë, ndërsa i dyshuari i parë pas intervistimit ka pranuar veprën “vjedhje e rëndë’, poashtu gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe pesë vepra të tjera të natyrës së njejtë.  Motoçikleta e vjedhur pas konfiskimit i është kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftimin e policisë

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, i dyshuari i parë pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt

(Kosova Sot Online)