Bëhen bashkë Imami kosovar dhe Rabini shqiptar, luten për Kosovën dhe kombet e tjera

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 17:26
Bëhen bashkë Imami kosovar dhe Rabini shqiptar, luten për Kosovën dhe kombet e tjera

Imami i Prishtinës, Labinot Maliqi, ka pritur në takim Rabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të komunitetit hebre nga New York-u.

Maliqi ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, me ç’rast kanë bërë edhe disa lutje.

“Së bashku me rabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan, e bëmë një lutje të përbashkët për Kosovën, Izraelin, Palestinën, Gazan dhe për të gjitha kombet e botës”, shkruan imami në Facebook.

(Kosova Sot Online)