Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 07:21
Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

"KOSOVA SOT ONLINE" sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të
huaj në Republikën e Kosovës; Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024; Debat parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunat e tjera në pjesën veriore të Kosovës etj. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Valon Tolajn, drejtor Menaxhues i Agjencisë Kosovare për Privatizim (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00
Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë interviston Arsim Janovën, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe Petrit Pepajn, drejtor menaxhues i Zyrës së Rregullatorit për Energji (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

11:00
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, dhe stafi menaxhues i kompanisë mbajnë konferencë për medie, pas përzgjedhjes së KRU “Gjakova” si “Kompania më e suksesshme e vitit” nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave – ARRU. (Zyrat e KRU “Gjakova”, Rr. “UÇK” 7, Gjakovë)

11:00
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Ekrem Hajdarin, ish-Drejtor Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

12:00
Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë, interviston Shpresa Loshaj, aktiviste nga organizata jo-qeveritare “Pishtarët” dhe disa banorë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

13:00
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i asistuar nga Komiteti për Drejtësi organizon dëgjim publik lidhur me Draft Kodin Civil të Republikës së Kosovës. Për shkak të rrethanave me pandeminë COVID – 19, dëgjimi publik do të mbahet online, përmes platformës Zoom.
14:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

14:00
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme, pas masave të reja të Qeverisë në lidhje me pandeminë, që prekin këtë sektor. (Zyrat e OEK-ut, Prishtinë)

14:00
Organizatorët e iniciativës “Liria ka emër”, mbajnë konferencë për medie. (Restorant “Rings”, Bulevardi Nëna Terezë, Prishtinë)
15:00
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, merr pjesë në përurimin e çezmës publike, bashkë me donatorin e projektit, Sali Ajdini. (Në qendër të Skenderajt)

(Kosova Sot Online)