Ky është parashikimi i motit për sot : Vranësira, diell dhe reshje shiu

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 07:47
Ky është parashikimi i motit për sot : Vranësira, diell dhe reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë orëve të vona të ditës së hënë dhe pjesës së parë të ditës së marte, parashihen të sjellin reshje shiu.

Në mëngjes nëpër lugina parashihet të ketë mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

(Kosova Sot Online)