U mbyll 8 muaj më parë, rihapet qyteti antik, mund ta vizitojnë vetëm 675 turistë në ditë

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 07:49
U mbyll 8 muaj më parë, rihapet qyteti antik, mund ta vizitojnë vetëm 675 turistë në ditë

Qyteti antik i shumëvizituar Macchu Picchu në Peru është hapur për herë të parë gjatë pandemisë.

Ai u mbyll 8 muaj më parë për shkaqe sigurie pasi mijëra turistë e vizitojnë atë çdo ditë.

Tashmë qyteti antik peruan pret në lartësitë e Andeve turistët, teksa autoritetet vendase kanë marrë masat që të punojë me vetëm 30% të kapacitetit. Pra vetëm 675 vizitorë në ditë mund të hyjnë në Macchu Picchu.

Për rihapjen e Macchu Picchu u mbajt një ceremoni e veçantë për shkak se qyteti antik është një ‘motor’ turizmi për Perunë teksa familjet afër saj që shfrytëzojnë mundësinë e turizmit e kanë vuajtur shumë mbylljen e qytetit.

(Kosova Sot Online)