Boris Johnson: Vdekjet nga Covid-19 do të jenë dy herë më të larta se në valën e parë

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 08:04
Boris Johnson: Vdekjet nga Covid-19 do të jenë dy herë më të larta se në valën e parë

Sipas kryeministrit , Boris Johnson vdekjet nga Covid-19 mund të jenë dy herë më të larta gjatë dimrit sesa ishin në valën e parë të pandemisë.

Në një deklaratë parlamentare ai pitet të thotë se nuk ka “asnjë alternativë” tjetër përveç bllokimit katër javor të gjithë Anglisë.

Por Z. Johnson do të shpjegojë se ai kishte “të drejtë të provonte çdo mundësi të mundshme” përpara se të urdhëronte njerëzit të qëndronin në shtëpi.

Laburistët kanë thënë se do të mbështesin bllokimin por kritikuan vonesën.

Z. Johnson njoftoi në një konferencë shtypi në Doëning Street të shtunën se masa të rrepta do të vendoseshin në të gjithë Anglinë nga e enjtja, duke mbyllur pub-et, restorantet, palestrat, dyqanet jo-thelbësore dhe vendet e adhurimit.

Detajet e plota të rregullores pritet të publikohen përpara se deputetët të votojnë për masën ditën e mërkurë.

(Kosova Sot Online)