Stuhia apokaliptike godet Filipinet, deri tani 16 persona të vdekur

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 08:33
Stuhia apokaliptike godet Filipinet, deri tani 16 persona të vdekur

Tajfuni Goni ka prekur zonën e Filipineve dhe ashtu sikurse ishte parashikuar ka sjellë erëra dhe shira të dendur.

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë dhe përmbytjeve të shkaktuara prej saj.

Dhjetë persona, përfshirë një pesë vjeçar, u raportua se kishin vdekur në provincën Albay. Disa u mbytën, një tjetër u mor përpara nga një masiv balte, ndërsa njëri u vra nga një pemë që binte.

Autoritetet vendase kanë nisur menjëherë evakuuimin e qytetarëve edhe pse shprehen se në këtë situatë pandemie është shumë e vështirë.

Mark Timbal nga agjencia e katastrofave në Filipine ka thënë se 19 milionë njerëz mund të jenë prekur nga pasojat e tajfunit Goni.

(Kosova Sot Online)