Bllokimi i llogarive të Telekomit, Sindikata sot njofton për veprimet që do t’i marrin

  • S.A /
  • 02 November 2020 - 08:42
Bllokimi i llogarive të Telekomit, Sindikata sot njofton për veprimet që do t’i marrin

Ditë më parë kompanisë publike, Telekomi i Kosovës, iu janë bllokuar llogaritë.

Rrjedhimisht, punëtorët e kësaj kompanie kanë paralajmëruar se sot do të shpalosin masat që do t’i ndërmarrin.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“FSP-PTK të hënë dt;02.11.2020  në ora 11:00h do të mbajë konferencë për media në objektin qendrorë të Telekomit në Prishtinë, ku do të shpalosen hapat që ndërmerren nga sindikata”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )