Tërmeti që shkundi Turqinë, konfirmohen 79 viktima

  • S.A /
  • 02 November 2020 - 08:55
Tërmeti që shkundi Turqinë, konfirmohen 79 viktima

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 79.

Në një deklaratë AFAD konfirmoi se për shkak të tërmetit numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 79, ndërsa numri i të plagosurve në 962, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë njoftohet se 743 prej të plagosurve kanë dalë nga spitalet pas trajtimeve të nevojshme, ndërkohë që ende 219 të tjerë vazhdojnë trajtimin. Gjithashtu punimet e kërkim shpëtimit në Izmir vazhdojnë në 8 ndërtesa.

Pas tërmetit janë regjistruar 1.120 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

(Kosova Sot Online )