Arrestohet taksisti në Vërmicë, dyshohet për kontrabandim me migrantë

  • G.G /
  • 02 nëntor 2020 - 10:18
Arrestohet taksisti në Vërmicë, dyshohet për kontrabandim me migrantë

Policia kufitare e Kosovës e ka arrestuar një taksist dje paradite në Vërmirë.

Siç njofton Policia, në veturën e tij janσ gjetur tre persona të huaj që dyshohet se me ndihmë të taksistit ishin futur ilegalisht në Kosovës.

“PKK Vermicë 01.11.2020 – 08:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij (taksi) janë gjetur tre persona shtetas të huaj që dyshohet se ilegalisht janë futur në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë.

Personat janë dërguar në Qendrën e Azilit, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)