Përplasje në komision parlamentar, deputetja e AAK-së me akuza për deputetët e LDK-së e LVV-së

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 11:20
Përplasje në komision parlamentar, deputetja e AAK-së me akuza për deputetët e LDK-së e LVV-së

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu dhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli kanë pasur një përplasje gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për Hidrocentralet, duke e akuzuar njëri-tjetrin se po bëjnë politikë në çështjet me të cilat po merret ky komision.

Haxhiu drejtoi akuza ndaj anëtarëve të LDK-së dhe LVV-së në këtë komision se nuk kanë marrë pjesë në vizitën që i është bërë lumit Lumbardhi në Deçan.

“Gjithmonë me pasë material më shumë është më mirë. I kemi kërku ministrit raportin e monitorimit të inspektorëve. Është një proces që ne duhet me hetu, jo me bo politikë në këtë komision. Më shumë po boni garë që mos me u hetu. Unë kam mjaft pyetje. Kjo punë e këtij komisioni, duket se nuk është interes me hetu kurgjo hiq”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa Avdyli tha se e ka vizituar Lumbardhin bashkë me Grupin e Deputetëve të Gjelbër, më herët se vizita nga ana e komisionit.

(Kosova Sot Online)