Del bilanci i fundit në Kroaci, shënohet numër i madh i viktimave nga COVID-19

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 11:32
Del bilanci i fundit në Kroaci, shënohet numër i madh i viktimave nga COVID-19

Kroacia ka shënuar një rekord të zi sa i përket gjendjes me koronavirus.

Numri i pacientëve të vdekur si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve ka shkuar në 32.oke

Ndërsa, 1,165 qytetarë u konfirmuan pozitivë me koronavirus.

Me rastet e reja pozitive, numri i pacientëve aktivë me COVID-19 ka shkuar në 14,734.

Vetëm në Zagreb në 24 orët e fundit më shumë se 900 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Shqetësues është fakti që nga 960 të testuar, 920 kanë rezultuar pozitivë në kryeqytetin kroat.

Mediat raportojnë se Zagrebi është duke u shqetësuar seriozisht nga kolapsimi i sistemit shëndetësorë. 

(Kosova Sot Online)