Deputeti i VV-së Murati ia zbulon tezet Ministrit Kuqi

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 12:13
Deputeti i VV-së Murati ia zbulon tezet Ministrit Kuqi

Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit është pyetur edhe për punësimin e vajzës së ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçit në këtë institucion. Kësaj pyetjeje nuk i është përgjigjur Tolaj, por deputeti i AAK-së, Bekë Berisha,

“Në këtë vit zonja Ermirë Kuçi ka aplikuar dhe është pranuar në pozitën zyrtare e financave të buxhetit. Zonja Ermirë Kuçi se sa e kam parë është e bija e ministrit aktual Blerim Kuçi. A është e vërtetë kjo?” ka pyetur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati.

Tolaj ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

“Nuk e kam në plan të përgjigjem në pyetje ku komentohen familjarët e të tjerëve”, është shprehur drejtori i AKP-së.

Ndërsa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është përgjigjur në vend të Tolajt.

“E kuptoj pretendimin e Muratit. Ky di me t’i gjetë tezet, ku i ke dajtë, me këtë punë merret. A po dojmë me hetu privatizimin apo me e nxënë ngushtë njëri-tjetrin? Ylli Kaloshi ëshë djali i Hidajet Hysenit, Teraza Hajdari është, kunatë a çka e ka kjo Rozeta Hajdari? Nermin Pakashtica balldëska e Kurtit… Nëse vazhdon qështu, tani po a nisim, unë po t’i përsëriti prapë, sa herë të folsh”, ka thënë Berisha.

Ai i kërkoi deputetit Hekuran Murati që ta ndërroj qasjen e tij. 

(Kosova Sot Online)