Ky ambasador i Kosovës ka dorëzuar kërkesën për lirimin e tij nga misioni diplomatik

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 12:16
Ky ambasador i Kosovës ka dorëzuar kërkesën për lirimin e tij nga misioni diplomatik

Edon Cana ka dorëzuar kërkesën për lirimin e tij nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Bullgari.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se kërkesën për lirimin e tij nga pozita e ambasadorit e ka bërë në muajin shtator.

Cana është shprehur se ishte nder i veçantë që ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Bullgari.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq,

Në muajin Shtator kam dorëzuar kërkesën time për tu liruar nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Sofje, Bullgari!

Së shpejti do të përfundoj misionin tim.

Ishte nder i veçantë të shërbej si Ambasador i Republikës së Kosovës ne Bullgari. 

(Kosova Sot Online)