Sllovaki: Gjysma e popullsisë u testuan për koronavirus brenda një dite

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 12:25
Sllovaki: Gjysma e popullsisë u testuan për koronavirus brenda një dite

Më shumë se 2.5 milion sllovakë iu nënshtruan testimit për Sars-Cov-2, brenda një dite, me 25,850 rezultate pozitive ndaj sëmundjes infektuese.

Pothuajse gjysma e të gjithë popullsisë së Sllovakisë u testuan për identifikim të Covid-19, këtë të shtunë, duke paraqitur ditën e parë të një testimi dy-ditore në të gjithë vendin shkruan The Guardian.

Ndër të tjera, qeveria sllovake shpreson se ky testim i gjithmbarshëm do të ndihmojë në një përgjigje më të mirë të valës së dytë të pandemisë, pa një bllokim të vështirë e shtrëngim të masave.

Ky vend i BE-së ka një popullsi prej 5.5 milion banorë dhe synon të testojë sa më shumë njerëz, përveç fëmijëve nën moshën 10 vjeçe.

Më shumë se 40,000 mjekë dhe ekipe mbështetëse të ushtarëve, policisë, punonjësve administrativë dhe vullnetarëve, asistuan në rreth 5,000 vende për të administruar testet e shtupave të antigjenit.

Testimi ishte falas dhe vullnetar, por qeveria ka thënë se do të vendosë një masë bllokimi për ata që nuk marrin pjesë në testim, duke përfshirë një ndalesë për të shkuar në punë.

Kryeministri, Igor Matovië, kërkoi falje për ushtrimin e presionit mbi njerëzit për të marrë pjesë, por tha se kërkesa ishte e justifikuar.

“Liria duhet të shkojë së bashku me përgjegjësi ndaj atyre që … janë më të dobëtit midis nesh, pacientëve të onkologjisë, të moshuarve, njerëzve me sëmundje të tjera,” tha ai në një konferencë shtypi.

Sllovakia kishte relativisht pak raste në pranverë dhe verë pasi vendosi shpejt kufizime.

Por infeksionet janë rritur në javët e fundit, duke ngritur shqetësime se vendi mund të ndjekë Republikën Çeke, e cila ka shkallën më të lartë të vdekjes dy-javore në Evropë. 

(Kosova Sot Online)