Labi ende vazhdon të mos besojë në Covid-19: Tash pyet pse nuk vdiq Trumpi e Ronaldo?

  • G.g /
  • 02 November 2020 - 12:43
Labi ende vazhdon të mos besojë në Covid-19: Tash pyet pse nuk vdiq Trumpi e Ronaldo?

Këngëtari Labinot Tahiri – Labi vazhdon të mos besojë në ekzistencën e coronavirusit.

Ai sot në mëngjes ka hyrë ‘live’ në Facebook dhe ka shtruar dilemat e tij rreth virusit. Ai ka thënë se deri më tani asnjë figurë e njohur nuk ka vdekur nga ky virus.

Madje ai ka akuzuar mediat se e kanë keqkuptuar dhe kanë bërë zhurmë për deklaratat e tij për hir të biznesit të covidit.

“Shumë herë më keni keqkuptuar. Mediat i kanë dhënë zjarr, sidomos Ekspresi që dojke ca në tona antë me qit Labin keq dhe kur bënte thirrje Berati mem burgos i jepke zjarr për mem arrestua. Ka pas raste kur kanë vdek prej COVID0 por edhe i riu po vdesin kur është në pyetje në Kosovë e në Shqipëri. Kur është në pyetje një figurë e madhe, n’dac artist, presidne t politikanë nuk po vdesin. Ja kish me vdekë në Itali ndonjë figurë e madhe, ose Ronaldo pas dhjetëve ditëve kishte daë me lujt futboll, pa dashtë me lëndua dikë si fans i ROnaldos. U sëmurë edhe Donald Trumpi për tri ditë u cu në këmbë. Sot kish dalë ai kryesori i OBSH-së me COVID. Ta shohim a po shpëton a po vdes. Mund të ketë pas virus. Por nëse për nja Labinot mi ndalë shkollat e bizneset është absurde. Nuk jam mjek e nuk du mu përzi në punën e tyre, respekt për ta. Jam Labinot Tahiri, i Feirzajit, i Kosovës e i Shqipërisë që kam dhuruar autoambulancë në Ferizaj. Nuk më ka interesu politikë as asnjë gjë si sot që më preokupon kjo që brenda një ditë me dalë 3 mijë raste e nësër kanë më dalë 6 mijë a 7 mijë. Pe dini ju.”, ka thënë ai.

Labi ka akuzuar qytetarët se nuk ngrisin zërin për asgjë. Madje ai i ka quajtur kosovarët dele.

“I bjen që me ua fy zgjuarsiunë si popull. Kot thojmë jemi popull i mençur, nuk po mendoj që jemi ashtu. Pse me ardhë koha pas 20 vjetëve me ua ndalë rrymën tërë kohën e me nejt në gjumë është gjynah dhe shumë të ligë jemi tu u tregu. E kanë kuptua me amerikan me turq, me grek që ne jemi popull dele. E ulim kryet e bëjmë çka të na thonë. Po nëse je shqiptar e mundohesh me drejtu të thonë ti je i keq, hajn, spiun. Po mirë ma gjej mua një vjedhje, korrupsion. Edhe kur isha deputet ma gjeni vetëm një. Prandaj paragjykoni”, ka shtuar Labi.

Ai është shprehur se edhe pse janë ndaluar mbrëmjet muzikore e dasmat, ai edhe për 5 vite ka para sa për ta furnizuar veten dhe tërë lagjen e tij me ushqime.

“Të dashur njerëz përse janë ndalë mbrëmjet e mia, dasmat e mia, besoni edhe pesë vjet me u ndalu jam në gjendje komplet lagjen time me furnizu me ushqime të ndryshme. Edhe nëse nuk kam vet, si në fillim të pandemisë që ishte okej. Një ngjarje që nuk e kemi prit organizova njerëz dhe I tubova 150 mijë euro. Ku pi leni ato të mira? A duhet mi gju në bërllok? Jo. Unë nuk po ju preki në xhep të juvin. Nuk po ua shtrenjtoj barnat e as ushqimet elementare. Nuk po ju rrej se ju dalin paret. Unë jam qytetar që protestoj prej faqes këtu. Fëmija im mësohet qysh ta luftoj padrejtësinë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)