Nuk u ndalën ditë e natë, këta janë heronjtë e vërtetë të Turqisë

  • G.G /
  • 02 nëntor 2020 - 12:49
Nuk u ndalën ditë e natë, këta janë heronjtë e vërtetë të Turqisë

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë heronjtë e vërtetë të Turqisë, të cilët prej 4 ditësh po punojnë për të nxjerrë edhe jetën e fundit të mbetur nën rrënoja.

Sy të lodhur por plot shpresë shikohen në ato rrënoja që la pas tërmeti i 30 tetorit. Ata po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar atë të tjerëve, qofshin fëmijë, të rritur apo moshuar.

Në pamundësi për të pushuar në një vend tjetër, ata janë shtrirë në tokë për të fjetur pak orë, me qëllim që të rikthehen përsëri në vendin e ‘betejës’.

Deri më tani 85 persona janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat, ndërsa  774 nga 994 qytetarët që u plagosën u liruan nga spitali. Po marrin trajtim  220 qytetarë dhe  33434 persona kanë ngelur pa shtëpi e strehuar në çadra.

(Kosova Sot Online)