Reagon deputetja e AAK-së – Listës Serbe: Ju përfaqësoni në Kuvend vetëm interesat e Beogradit

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 13:15
Reagon deputetja e AAK-së – Listës Serbe: Ju përfaqësoni në Kuvend vetëm interesat e Beogradit

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu që është edhe anëtare e komisionit për të drejtat e njeriut në seancën e sotme e ka akuzuar deputeten e Listës Serbe, Jasmina Dedic për mosbashkëpunim lidhur me një takim që kanë kërkuar me kreun e Mitrovicës së Veriut.

Haxhiu në seancën e sotme ka thënë se e kanë lutur deputeten Dedic që të ju sigurojë një takim, por, që shton se e njëjta nuk e ka bërë këtë, e se kanë pritur mbi një orë para Komunës.

“E kemi lutë si komision me na bo takim sepse përgjegjësia edhe ajo paguhet si ne i merr mjetet na buxheti , kemi kërku me mbajtë takim në Komunë, kemi pritë një orë dhe nuk na ka pritë këkush, kemi kërku me ardhë në Kuvend, çka erdh ma e keqja, ai nënkryetari i famshëm, ai Rakiqi që e ka lanë pozitën atje si ministër një nënkryetari ai nuk ka adresë zyrtare, edhe në adresën private ja ka dhanë një adresë në të cilën ai nuk është përgjigjë kurrë, kurrqysh nuk kemi mujt, na kanë injoru në total, për cka po flasim, prej ulësve, kush janë ata”, thotë Haxhiu, që ka drejtuar disa pyetje drejt deputetëve të Listës Serbe.

“Ata në Gjakovë e në Pejë që dihen me emër e mbiemër, ju kë e përfaqësoni, kur e ngritët zanin për serbët që paguajnë në Graqanicë, e ajo pjesa tjetër nuk paguajnë rrymë. Ju përfaqësoni interesat e Beogradit, nuk i përfaqësoni ata serb, ma thuni qysh e keni dëshmu, ne si komision kemi tentuar me bo diçka me ja ndryshu jetën banorëve e kemi kërkuar një rrugë e cila për ta është jetike, kjo nuk është e mjaftueshme”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)